Telegrafi

Qeveria të vlerësojë ofertën e PS-së

“Unë i bëj një apel të gjitha forcave politike e veçanërisht qeverisë që më në fund të pranohet ajo që është një ofertë e arsyeshme dhe që është e vetmja që mund ta nxjerrë Shqipërinë nga ngërçi politik në të cilin gjendet prej shumë kohësh. Shqipëria është një vend që përballet me perspektivën e zgjerimit të BE, futjen e saj në komunitetin evropian, por të gjitha këto kërkojnë një jetë politike dhe institucionale të qëndrueshme dhe normale”, thekson ai.

Sipas tij, Evropa kërkon zgjidhje të arsyeshme të kësaj krize dhe të zgjidhet një herë e mirë problemi i zgjedhjeve në vend.

“Për këtë arsye nga Evropa vjen një apel për të gjetur një zgjidhje të arsyeshme për konfliktin dhe veçanërisht një zgjidhje të arsyeshme që të zhbllokojë njëherë e mirë problemin e zgjedhjeve të kontestuara dhe që ti lejojë jetës politike shqiptare që të mund të jetë normale, pra që qeveria dhe mazhoranca të mund të qeverisin në një klimë të qetë dhe që opozita të mund ta kryejë rolin e saj në një mënyrë po aq të qetë. Kjo qetësi është themelore për jetën e Shqipërisë dhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE. Uroj që qeveria ta kuptojë se në këtë pikë është e nevojshme që të marrë vendime të qarta, të thjeshta por efikase”, shtoi Fassino. /Start/