Telegrafi

Qeveria të shtunën organizon festë në Shkup

Qeveria të shtunën më 8 shtator me rastin e Ditës së Pavarësisë do të organizojë festë.

Festa, siç informojnë nga shërbimin qeveritar për shtyp do të mbahet para Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sipas vendimit të sotëm, në shënimin e 8 shtatorit – Ditës së pavarësisë së Republikë së Maqedonisë, Qeveria të shtunën do të organizojë festë para objektit të Qeverisë me program kulturor-artistik”, thuhet në kumtesën e lëshuar.

Ende nuk ka informacione se kur do të fillojë festa dhe kush do të performojë në këtë festë/Telegrafi/