Në mbledhjen e sotme, Qeveria e RM-së, me propozim të Ministrisë për Punë të Brendshme, miratoi Informacion për nevojën e përpilimit të strategjisë së Republikës së Maqedonisë për përforcim të kapacitetit për kryerje të hetimeve financiare dhe konfiskim të pronës, me plan veprimi për zbatimin e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke pasur parasysh se kjo strategji është pjesë e agjendës së Planit 3-6-9, Qeveria angazhoi Ministrinë e Drejtësisë dhe të Financave(Drejtorinë e të ardhurave publike, Drejtorinë doganore, Drejtorinë për polici financiare, Drejtorinë për zbulim financiar), të dorëzojnë nominime për anëtarë të grupit të punës për përgatitjen e strategjisë, kumtoi Shërbimi për informim i Qeverisë.
Në këtë mbledhje ëshë votuar edhe dekreti për metodologjinë e sistemimit të të ardhurave nga Tatimi i vlerës së shtuar nëpër komuna për vitin e ardhshëm. Ky dokument është i një rëndësie të veçantë sa i përket arritjes së barazisë në financimin e komunave që është një nga synimet strategjike të Qeverisë.
Është shqyrtuar edhe Informacion për Raportin vjetor për menaxhim me borxhin publik të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016 dhe është konkluduar që raporti të dorëzohet deri te Kuvendi i RM.
Në mbledhjene sotme të 22-të qeveritare janë miratuar shumë raporte për punën e ndërmarrjeve publike, si dhe raporte për realizimin e programeve vjetore në kompetencë të Qeverisë./Telegrafi/