Site icon Telegrafi

Qeveria: Të ndriçohet rasti i vdekjes së dy qytetarëve në Babimoc të Obiliqit

Qeveria e Kosovës ka reaguar të martën pas vdekjes së dy qytetarëve në Babimoc të Obiliqit në rrethana ende të pasqaruara.

Qeveria fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për rastin të bashkëpunojnë me organet e rendit.

Lexo po ashtu Gjenden dy persona të vdekur në Obiliq

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e shqetësuar me informatat për vdekjen në rrethana të pasqaruara të 2 qytetarëve në Babimoc të Obiliqit. Qeveria kërkon nga organet e rendit që të ndriçohet ky rast sa më shpejtë që të jetë e mundur. Po ashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për rastin të bashkëpunojnë me organet e rendit”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Exit mobile version