Site icon Telegrafi

Qeveria do të ndajë mjete për promovimin e gjuhës maqedonase

Qeveria e Maqedonisë në seancën e saj të 26-të, miratoi disa masa për përmirësimin e gjendjes së gjuhës maqedonase, të cilat përfshijnë 11 pika.

Kryetari i Këshillit për gjuhë maqedonase, Ljudmil Spasov, në fjalimin e tij para gazetarëve tha se këto masa kanë për qëllim përmirësimin e komunikimit publik në aspektin e gjuhës maqedonase, arsimimin për gjuhën në gjitha nivelet, studimin shkencor të gjuhës maqedonase, si dhe promovimi e saj në universitetet e huaja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai njoftoi se është e paraparë që Seminari i gjuhës maqedonase, literaturës dhe kulturës të zmadhohet në Qendra maqedonase “Makedonium”, përmes së cilës do të marrin bursa shtetasit e huaj që vijnë të mësojnë gjuhën maqedonase.

Masat për përmirësimin e gjendjes së gjuhës maqedonase parashohin edhe themelimin e Fondit për ndihmë të botuesve të ri në gjuhën maqedonase./Telegrafi/

Exit mobile version