Telegrafi

Qeveria të merret me pensionet nga Zvicra

Deputeti Zenun Pajaziti, tha të premten gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës se që nga shkëputja e një anshme e marrëveshjes për pensione nuk është bërë asgjë.

Sipas tij, me themelimin e Ministrisë së Diasporës, duhet të bëhet më shumë për pensionet pasi që komuniteti kosovarë është i pesti në Zvicër.

“Kjo marrëveshje është shkëputur njëanshëm dhe që nga atëherë nuk është bërë as gjë. Komuniteti kosovare është i pesti në Zvicër, zgjidhja e çështjeve të pensioneve është edhe në interes edhe shteti i zviceran”, theksoi ish-ministri Zenun Pajazitit. /Telegrafi/