Telegrafi

Qeveria të martën ndan shtesat e pagës për prokurorët special që luftojnë korrupsionin

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se prokurorët specialë nga e marta do të kenë edhe shtesat e pagës që do t’u japë atyre më shumë konfidencë që të zbulojnë dhe ndjekin veprat e korrupsionit.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se me qëllim të zbatimit të ligjeve në praktikë, në mbledhjen e së martës në Qeveri, do të vendosin për shtesë financiare në pagë për prokurorët specialë, me qëllim të fuqizimit të Prokurorisë Speciale, si hap i rëndësishëm për luftën kundër korrupsionit.

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, mund të krenohemi me ligjet e reja, që fuqizojnë sundimin e ligjit në fushën antikorrupsion. Me qëllim të zbatimit të këtyre ligjeve në praktikë, në Mbledhjen e nesërme të Qeverisë, do të vendosim për shtesë financiare në pagë për prokurorët specialë, me qëllim të fuqizimit të Prokurorisë Speciale, si hap i rëndësishëm për luftën kundër korrupsionit. Prokurorët specialë, të cilët ndjekin këtë fushë, nga nesër do të kenë edhe shtesat e pagës që do t’u japë atyre më shumë konfidencë që të zbulojnë dhe ndjekin veprat e korrupsionit. Për këtë, sistemit të drejtësisë duhet t’i vijnë në ndihmë edhe qytetarët dhe shoqëria civile, duke bashkëpunuar ngushtë, që në një të ardhme të afërt, të jemi dëshmitarë se shteti i së drejtës do të triumfojë në këtë betejë”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/