Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot pasdite do ta mbajë seancën e tetëmbëdhjetë në të cilën në rend dite janë raportet për aktivitetet e ndërmarrjeve publike dhe shtetërore, marrëveshjet për bashkëpunim me BeH dhe Kosovën si dhe disa çështje të kuadrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e sotme Qeveria, siç informoi pres shërbimi qeveritar, do të shqyrtojë dhe konstatojë gjendje për progresin e vendit në procesin e integrimit evropian, shfrytëzimin dhe implementimin e fondeve të BE-së dhe statusin e realizimit të prioriteteve të Republikës së Maqedonisë për hyrje në NATO, ndërsa do ta shqyrtojë edhe informacionin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të shqyrtojë dhe do të sjellë më shumë vendime lidhur me raportet e punës së më shumë ndërmarrjeve publike dhe agjencive.
Në rend dite para ministrave do të jetë edhe Projekt-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës në procesin e inkuadrimit në Bashkimin Evropian.
Do të shqyrtohet edhe Raporti për negociatat përfundimtare për nënshkrimin e Protokollit midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për mënyrën e përpunimit të dokumentacionit urbanistiko-planor dhe përkatës teknik, ndarjen e shpenzimeve të regjimit dhe shpenzimeve të përbashkëta për mirëmbajtjen e objektit të përbashkët si dhe kryerjen e kontrollit kufitar në vendkalimin e përbashkët midis dy vendeve të dedikuar për komunikacion ndërkombëtar “Belanovc – Stançiq”.
Në rendin e ditës së seancës së sotme pritet ministrat ta shqyrtojnë edhe projekt-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale me procedurë të shkurtuar për propozimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, njofton AIM.
Në rend dite para ministrave do të jenë edhe disa propozime për vendimet për kuadro, ndërsa gjithashtu do të shqyrtohen edhe propozimet plotësuese dhe pyetjet në interes të qytetarëve. /Telegrafi/