Site icon Telegrafi

Qeveria do ta rishqyrtojë marrëveshjen për Qendrën e re Klinike në Shkup

Qeveria në afat sa më të shkurtë do të rishqyrtojë marrëveshjen për ndërtimin e Qendrës Klinike në Shkup. Këtë vendim u obligua ta zbatojë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili duhet të përgatitë informacione të detajura për klinikën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mes çështjeve tjera të dyshimta është edhe numri i klinikave dhe ajo që çmimi për ndërtim dy herë është rritur, kështu duke shkuar deri në 80 milionë euro, vendimin për të cilën e ka nënshkruar qeveria teknike.

Që nga fillimi i ndërtimit ishte e dyshimtë edhe shpallja publike, ku ka pasur oferta më të lira për 10 deri 22 milionë euro, por në fund është zgjedhur një firmë tjetër.

Ndryshe, për këtë projekt Maqedonia ka marrë kredit nga Banka e Këshillit të Evropës./Telegrafi/

Exit mobile version