Site icon Telegrafi

Qeveria do ta rishikoj dhe ta rishqyrtojë marrëveshjen me Greqinë

Marrëveshja për zgjidhjen e çështjes së emrit e cila u arrit në mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, sot duhet të gjendet në seancën e Qeverisë për t’u rishqyrtuar.

Zv. Kryeministrja dhe ministrja për mbrojtje Radmila Sheqerinsa, mbrëmë në një intervistë tha se plani i Qeverisë sot do të diskutojë marrëveshjen dhe menjëherë me palën greke të nënshkruajnë në 4-5 ditët në vijim për të nisur procedura e ratifikimit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, pëcjell Telegrafi Maqedoni.

Jo zyrtarisht nga mediat greke, thuhet se Zaev dhe Tsipras do të takohen të shtunën në Prespë (territorin grek), kurse marrëveshja do të nënshkruhet nga dy diplomatët Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, përcjell Telegrafi Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version