Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka miratuar Strategjinë për malazezët e Kosovës.
Në mbledhjen e Qeverisë u tha se Strategjia ka për qëllim integrimin e malazezëve.
Kryeministri Isa Mustafa, duke folur për Strategjinë tha se lidhur me dokumentin është biseduar qysh vitin e kaluar gjatë takimit me homologun e tij malazez, Dushko Markoviq.