Qeveria e Spanjës pritet të miratojë ndryshime në ligj këtë javë për të lejuar zhvarrosjen e eshtrave të diktatorit Francesco Franco, tha sot ministri i Kulturës Hose Guirao.
Ai tha se qeveria ka gjasa të miratojë ndryshimet të premten, me qëllim që të bllokojë pasardhësit dhe përkrahësit e Franco që ligjërisht të sfidojnë zhvarrosjen, transmeton AP.
Qeveria e re spanjolle e qendrës së majtë ka njoftuar se zhvendosja e mbetjeve të Franco nga mauzoleu në Luginën e Rënë do të jetë një nga prioritetet e saj.
Ajo beson se do të ketë mbështetje të mjaftueshme për ndryshimet që do të miratohen në parlament muajin e ardhshëm. /kp/Telegrafi/