Nënkryetarja e qeverisë spanjolle kërkoi sot kryetarit të Parlamentit katalanas për të hequr dorë së mbështeturi kandidaturën e Carles Puigdemont, për drejtimin e rajonit dhe nisjen e konsultimeve për një kandidat të ri të mundshëm.
I shkarkuar në fund të tetorit nga presidenca e Katalonisë nga ana e Madridit, Carles Puigdemont, i cili po qëndron në Belgjikë pas vënies nën akuzë nga gjykata spanjolle, vijon të mbetet i njëjti kandidat.
Emërimi i tij nga parlamenti rajonal, dominuar nga indipendentistët duhet të vijonte në fund të debatit i planifikuar ditën e martën por që u shty nga kryetari i Parlamentit, Roger Torrent përballë pengesave ligjore për kandidaturën e tij.
”Tashmë Torrent pritet të nisë konsultimet me partitë politike për të dalë nga situata e krijuar nga Puigdemont”, deklaroi në Valencia zëvendëskryetarja Soraya Saenz de Santamaria, e ngarkuar me dosjen mjaft delikate katalanase në qeverinë e konservatorit Mariano Rajoy. /kp/Telegrafi/