Përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Kataloni, Enric Millo ka kërkuar falje për të plagosurit gjatë përpjekjeve të policisë për të ndalur referendumin e së dielës për pavarësi.
“Shprehi keqardhje dhe kërkoj falje në emër të oficerëve që ndërhynë”, tha Millo.
Por, Millo fajësoi qeverinë katalonase për mbajtjen e votimit të paligjshëm.
Kurse një zyrtar i qeverisë katalonase i tha BBC-së, se qeveria e tij do të shkojë përpara me debatin për pavarësi në Parlament.
“Parlamenti do të diskutojë, parlamenti do të takohet”, tha shefi i Çështjeve të Jashtme katalonase, Raul Romeva.
“Çdo përpjekje që mori qeveria spanjolle për ta penguar referendumin, janë demonstruar krejtësisht të padobishme, por edhe kundër produktive”, tha ai