Telegrafi

Qeveria sot procedon Projektligjin për Trepçën

Pas disa minutash pritet që të mblidhet kabineti qeveritar.

Zyra e kryeministrit të Kosovës ka bërë të  ditur se mbledhja e Qeverisë do të mbahet në orën 11:00.

Telegrafi ka  mësuar nga burimet se pikë e vetme e rendit të ditës në këtë mbledhje është procedimi për në Kuvend i projektligjit të ri për gjigantin metalurgjik”Trepça”.

“Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim të zyrës së kryeministrit./Telegrafi