Pas disa minutash pritet që të mblidhet kabineti qeveritar.
Zyra e kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se mbledhja e Qeverisë do të mbahet në orën 11:00.
Telegrafi ka mësuar nga burimet se pikë e vetme e rendit të ditës në këtë mbledhje është procedimi për në Kuvend i projektligjit të ri për gjigantin metalurgjik”Trepça”.
“Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim të zyrës së kryeministrit./Telegrafi