Qeveria e Maqedonisë sot pasdite do ta mbajë seancën e 29-të në të cilën do të rishikojë përparimin në procesin e integrimeve euroatlantike dhe shfrytëzimin e fondeve të BE-së.
Në seancë pritet të rishikohet edhe realizimi i prioriteteve për hyrje në NATO dhe realizimi i Marrëveshjes së Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rend dite është edhe informimi për progresin e projektit “Vizita e kompanive”, të cilat kanë problem në procedurën për privatizim e pronave ndërtimore nën pronësi të shtetit dhe për realizimin e takimeve me persona fizik dhe juridik të cilët kanë probleme të karakterit juridik me pronat.
Ministrat në qeveri pritet të rishikojnë edhe raportet për punën e disa institucioneve dhe disa çështjeve kadrovike./Telegrafi/