Telegrafi

Qeveria sot e miraton buxhetin

Lajmi është konfirmuar nga burime brenda qeverisë të cilat kanë saktësuar se miratimi i buxhetit pritet të bëhet në një mbledhje të qeverisë në ora.

“Buxheti që do të miratohet përfshihen dhe pagat e rritura ashtu siç është marrë vendimi i qeverisë më herët. Nuk ka asnjë zvogëlim të përqindjes së rritjes së pagave ashtu siç është folur” , tha një burim brenda Qeverisë së Kosovës, raporton portali Qendra.

Rritja e pagave ka zgjuar reagim te Fondi Monetarë Ndërkombëtarë (FMN), i cili ka kërkuar që pagat të mos rriten në këtë përqindje, por dukshëm më pak. Një delegacion i këtij institucioni është duke qëndruar në Kosovë, për të harmonizuar qëndrimet me qeverinë e Kosovës.

Rritja e pagave pritet ti kushtojë buxhetit të vendit më shumë se 100 milionë euro në vit. /Telegrafi/