Qeveria e Kosovës sot mban dy mbledhje, ndërsa pikë e rendit të ditës do të jetë edhe çështje e Demarkacionit.
Në mbledhjen e parë të Qeverisë që do të mbahet në ora 10:00, në rend dite do të jetë miratimi i kërkesës drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës për tërheqje të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Ndërsa, në mbledhjen e dytë të Qeverisë që do të mbahet në ora 16:00 në rend dite do të jetë ‘Plotësimi dhe ndryshimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit te Zi.
Foto: Arkiv