Qeveria sllovake ofroi 130 miliardë kruna sllovake (5,7 miliardë dollarë) për 49 për qind të koncernit të gazit, që janë në duart e gjigantit energjetik gjerman Eon dhe kompanisë franceze Gaz de Frans.
Njëherësh, Sllovakia insiston të ketë shumicë në këshillin drejtues të kompanisë për gaz e cila tani u takon investitorëve të huaj.
Sllovakia pjesëmarrjen e saj në SPP e shiti në vitin 2002, ndërsa kryeministri i tanishëm Robert Fico u kërcënua se do ta ndryshojë legjislaturën për ta përtëritur mbikëqyrjen shtetërore mbi koncernin e gazit dhe është kundër rritjes së çmimit të gazit.
SPP javën e kaluar kërkoi rritje të çmimit të gazit natyror për amvisëri për 19,8 për qind, por rregullatorët sllovakë refuzuan kërkesën e tillë.