Site icon Telegrafi

Qeveria skoceze thotë se ‘respekton pozitën katalunase’

Qeveria skoceze ka thënë se “respekton dhe kupton” pozitën e qeverisë katalanase, e cila ka shpallur pavarësinë nga Spanja.

Në një deklaratë, sekretarja e çështjeve të jashtme Fiona Hyslop nuk e njohu në mënyrë eksplicite Kataluninë si një shtet të pavarur.

Por ajo tha se njerëzit e Katalunisë “duhet të kenë aftësinë për të përcaktuar të ardhmen e tyre”.

Dhe ajo bëri thirrje për një “proces dialogu” për të zgjidhur krizën.

Një reagim i tillë vjen pasi deputetët katalanas (70 për dhe 10 kundër) votuan për të shpallur pavarësinë nga Spanja, në një votim të bojkotuar nga opozita.

Në përgjigje, parlamenti spanjoll miratoi kontroll të drejtpërdrejtë mbi rajonin. /Telegrafi/

Exit mobile version