Site icon Telegrafi

Qeveria s’ka kompetencë për plotësimin e Bordit të OSHP-së

Qeveria e Kosovës nuk ka kompetencë në përzgjedhjen e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), shkruan sot Koha Ditore.

Kompetencën për t’i propozuar emrat ia ka marrë Ligji i miratuar më 14 dhjetor të vitit të kaluar, me të cilin është ndryshuar Ligji i prokurimit publik.

Në nenin 57 të ligjit të ri është riformuluar neni 100 i ligjit bazik, mirëpo në të nuk është përcaktuar se kush do t’i procedojë në Kuvend propozimet e emrave për anëtarë të Bordit të OSHP-së, i cili që nga 15 janari, kur ka dhënë dorëheqje kryetari i OSHP-së, Hysni Hoxha, është jofunksional. /Telegrafi/

Exit mobile version