Site icon Telegrafi

Qeveria s’ka informata për zgjedhjet serbe në Kosovë (Video)

Qeveria e Kosovës ka nisur bisedimet me OSBE-në për mënyrën sesi kjo e fundit  do të organizoj zgjedhjet parlamentare të Serbisë edhe në territorin kosovar.

Këtë gjë e konfirmojnë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri të Evropës, zyrtarët e së cilës thonë se këto konsulta janë në fillimet e tyre, derisa zgjedhjet për Parlamentin serb, mbahen më 24 prill, njofton Klan Kosova.

Madje, sipas zëdhënësit të OSBE-së, në krejt këto muhabete, qeveritarët në Prishtinë, nuk kanë dhënë përgjigje negative, për votimet serbe, gjë të cilën e kanë thënë publikisht.

“Ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarë qeveritarë dhe zyrën e Kryeministrit për çështjen në fjalë ata nuk na kanë thënë asgjë përfundimtare tash për tash, ose në mënyrë gjenerale, lidhur me këtë. Si pasojë e kësaj, ne do vazhdojmë të flasim me ta që të adresojmë çështjen e mbajtjes së atyre zgjedhjeve”, ka thënë zëdhënësi i OSBE-së, Sendat Shabamoviq.

Për këtë që tha Shaboviq, të hënën, nuk ishin në dijeni zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi, e as Sokol Havolli, shef i kabinetit të Kryeministrit,

Që të dy përmes telefonit adresuan çështjen te zëvendësministri Bajram Gecaj.

Por, edhe ky mohoi se kanë nisur bisedimet për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, derisa u zotua se nëse kjo ndodh, atëherë gjithçka do të jetë sipas ligjeve të Kosovës.

Exit mobile version