Telegrafi

Qeveria siriane rimerr qytetin Darayya, kryengritësit largohzen

Qeveria siriane ka rimarrë kontrollin e qytetit Darayya, pas largimit të kryengritësve të fundit përmes marrëveshjes për t’i dhënë fund rrethimit katërvjeçar.

Autobusët kanë bartur luftëtarët e fundit të shtunën dhe janë nisur në drejtim të qytetit të kontrolluar nga rebelët Idilib.

Reporteri arab i BBC-së tha se qyteti në afërsi të Damaskut është krejtësisht i zbrazët nga kryengritësit, të cilët dorëzuan armët tyre para se të niseshin, transmeton KosovaPress.