Nga qeveria njoftojnë se për gjysëm muaji do të hapet debat publik për reformat në sistemin e sigurisë që përgatitë Qeveria për Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Ligjin për ndjekjen e komunikimeve, të cilat janë në fazën finale ndërsa qëllimi është të ofrohet zgjidhje sistematike e cila do të garantojë se nuk do të ketë keqpërdorime të sistemit.
“Duam të garantojmë siguri për qytetarët e Maqedonisë se askush dhe asnjëherë pa dallim kush është në pushtet, nuk do të mendojë të keqpërdorë shërbimet për siguri në këtë shtet”, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I pyetur se deri në fillimin e reformave të paralajmëruara a mbetet hapësirë për keqpërdorimin e sistemit, zëdhënësi qeveritar garantoi se për momentin është e pamundur të ndodh keqpërdorim i masave të sigurisë./Telegrafi/