Telegrafi

Qeveria siguroi 100 mijë maska mbrojtëse për qytetarët e Kumanovës, Prilepit dhe Tetovës

Siç bëjnë të ditur nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Qeveria e Maqedonisë së Veriut siguroi 100 mijë maska për qytetarët e Kumanovës, Prilepit dhe Tetovës.

DMSH gjatë ditës së djeshme i shpërndau maskat që do t’u ndahen qytetarëev, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet t’i respektojnë masat për mbajtjen e maskave mbrojtëse, të respektohet distanca sociale dhe të mbahet higjiena personale”, apelojnë nga DMSH.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni, nëntë personave u është tërhequr vërejtja për mospërdorim të maskave ndërsa nga 1 prilli do të pasojë gjobë për secilin që nuk mban maskë./Telegrafi/