Telegrafi

Qeveria shqiptare vendos, e diela e parë e çdo muaji shpallet “Ditë pa Makina”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se qeveria ka vendosur që “Dita pa Makina” të organizohet çdo të diel të parë të çdo muaji në qytetet kryesore të vendit duke filluar nga data 3 prill.

Në një njoftim në Facebook, Rama ka shtuar se do të filloi koordinimi me bashkitë kryesore për këtë plan kombëtar për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve.

“Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë”, ka thënë Rama.

Detajet e vendimit janë dhënë nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një video të shpërndarë nga Rama në Facebook. /Telegrafi/