Ndërtimi i një salle koncertale në objektin e njohur si ‘Gërmia’ është diskutuar sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, për çka Qeveria ka vendosur që të blejë këtë objekt nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, ndërsa objekti do t’i takojë Komunës së Prishtinës.
Lidhur me shndërrimin e këtij objekti në sallë koncetrale ka pasur reagime so do t’i humbet vlera e trashëgimisë kulturore të këtij objekti.
Kryeminstri Ramush Haradinaj tha se vlerat e trashëgimisë kulturore të këtij objekti do të ruhen.
“Komisioni Evropian ka ndarë një buxhet per një sallë koncetrale dhe pas shumë diskutimeve objekti më adekuat është objekti i Gërmisë, dhe ne marrim obligim qe ato aspektet e vlerës së trashigimisë kulturore të ruhen, por dedikimi i objektit ndërron në mënyrë që te thithet ky donacion që është nga 11 deri në 15 milionë euro”, tha Haradinaj.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar tregoi shumën që ky objekt i kushton qeverisë.
“Për realizimin e bartjes futet pagesa e 20% me vlerë prej rreth 1.5 milionë euro. Ndërtesës do ti ruhet pamja e jashtme sipas ligjit për trashigimi dhe objekti do të jetë në pronësi të Komunës së Prishtinës”, tha Yagcilar.
Qeveria gjithashtu ka bërë edhe bartjen e Objekti afarist përdhesë ish barnatorja e Qytetit, e cila do të jetë ne shernim të Qeverisë ku me 35 mijë e 466 euro do të paguhet për 20 përqind të punëtorëve.
Qeveria ka marrë vendim që të bëjë shpronësimin e ndertesës së ish -Rilindjes që o të shfrytëzohet për nevoja të qeverisë
Për pagesën e 20% që i takojnë punetorëve Qeveria do të paguajë rreth 3.3 milionë euro.
Po ashtu, qeveria ka bërë bartjen e pronës së ndërtesës së ish bankës së Lujbulanës. Në këtë ndërtesë janë të vendosura disa institucione shtetërore si KQZ, Avokati i Popullit, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës e të tjerë.
Qeveria do të paguajë 20% e pubëtorëve që kap shifrën e 1 milion 153 mijë euro. /Telegrafi/