Sipas vlerësimeve të fundit lidhur me protokollin për vizitën e Papës Françesku, dhe sipas nevojave dhe kërkesave të qytetarëve, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim që dita e nesërme (e martë), të jetë ditë pushimi për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore në territorin e Bashkisë së Shkupit.
Me këtë vendim janë përfshirë shkollat e mesme dhe fillore, ndërsa çerdhet do të organizohen që pa ndalesa të kryejnë funksionin e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.
Qeveria ju rekomandon edhe kompanive private, posaçërisht në pjesën qendrore ta pranojnë këtë ditë dhe të jetë ditë pushimi edhe për të punësuarit e këtij sektori.
Ndryshe më herët Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut doli me njoftim se dita e nesërme do jetë ditë pune për gjithë qytetarët e vendit./Telegrafi/