Telegrafi

Qeveria shpall gjendje emergjente të shëndetit publik

Kryeministri Albin Kurti, ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë  për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik.

Përmes një vendimi Kurti ka njoftuar se të gjitha institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të veprojnë konfrom planit të reagimit kombëtarë, si dhe Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e emergjencës së shëndetit publik.

Lexo po ashtu Edhe katër raste të reja me coronavirus në Kosovë, tri nga Malisheva një nga Podujeva

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.

Pas konfirmimit të edhe katër rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka kërkuar nga kryeministri i vendit Albin Kurti, shpalljen e gjendjes emergjente.

Ministri Vitia konfirmoi se pas testeve edhe katër persona rezultuan pozitiv, duke e quar në 9 persona, numrin e të prekurve me coronavirus në Kosovë./Telegrafi/