Site icon Telegrafi

Qeveria shkurtoi shpenzimet për ambasadat më 23%

Qeveria shqiptare shkurtoi me 41 për qind shpenzimet qeveritare jashtë vendit, ku përfshihen shpenzimet e udhëtimit të qeveritarëve jashtë dhe ato për funksionimin e ambasadave.

Më 2015, këto shpenzime ishin gjithsej 15.5 milionë dollarë, nga 26.5 milionë dollarë që ishim në vitin 2014 me një ulje 41 për qind.

Në këto kursime shihet se një ulje drastike kanë pësuar pagesat për ambasadat dhe personelin e tyre me 23 për qind.

Shpenzimet për funksionim e ambasadave, duke përjashtuar pagat, u ulën me 3 milionë dollarë më 2015, të cilat pësuan ulje me 32 për qind në krahasim me 2014-n. Në vitin 2014, buxheti i Shqipërisë shpenzoi mbi 9 milionë dollarë për shpenzimet operative të ambasadave, ndërsa në vitin 2015, këto shpenzime ishin 6 milionë dollarë.

Gjithashtu janë shkurtuar edhe shpenzimet për pagat e personelit të ambasadave me 14 për qind ose me rreth 770 mijë dollarë.

Shpenzimet u reduktuan edhe për udhëtimet e qeveritarëve jashtë vendit. Administrata shqiptare ka shpenzuar më 2014 rreth 9.5 milionë dollarë në udhëtimet jashtë vendit, ndërsa më 2015 këto shpenzime ishin vetëm 2.8 milionë euro, me një ulje 70 për qind. Shihet se kursimet më të mëdha të jenë qëndrimi në hotele pasi tek udhëtimet, diferenca e shpenzimeve të 2015, është vetëm 23. 5 për qind më e ulët. /Monitor/Telegrafi/

Exit mobile version