Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është miratuar shqyrtimi i propozimit për vendim të shkarkimit të drejtorëve të bordit të ndërmarrjes publike “Telekomi”.
Vendimi u votua unanimisht nga të gjithë anëtarëve të qeverisë së Kosovës.
“Ndërmarrja publike e Telekomit të Kosovës, është në gjendje jashtëzakonisht të keqe financiare dhe operative, është në prag të falimentimit, duke rrezikuar shërbimet e telekomunikacionit të Kosovës, duke rrezikuar pronën publike, jetesën e familjeve të mijëra të punësuarve si dhe rendin publik që lidhen ngushtë me telekomunikacionin. Qeveria duhet të shkarkoj menjëherë kryetarët e bordit nëse gjen se ata i kanë shkelur detyrat financiare”, tha ministrja Rozeta Hajdari, në fjalën e saj.
Kurse, zëvendëskryeministri i qeverisë Kurti, Avdullah Hoti ka kërkuar që të analizohen të gjitha raportet e ndërmarrjeve publike, të cilat sipas tij mund të jenë në gjendje edhe më të keqe se sa Telekomi.
“Mendoj që është propozim i bazuar por ftoj ministren që të analizoj të gjitha raportet e auditorit të ndërmarrjeve publike, sepse gjendja nëpër të gjitha ndërmarrjet publike mund të jetë edhe më e rëndë se këtu”, tha Hoti. /Telegrafi/