Telegrafi

Qeveria shfuqizoi vendimet e ministres Mizrahi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme mori vendim për shfuqizimin e vendimeve të sjellura në periudhën prej 21 deri 31 janar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi.

Sipas njoftimit të shërbimit qeveritar për shtyp, në këto vendime përfshihen edhe vendimet për autorizime dhe nënshkrime si dhe vendimet për paga dhe dislokimin.

Ministrja Mizrahi është në funksion me propozim të OBRM-PDUKM-së opozitare si pjesë e Qeverisë teknike që funksionon nga 3 janari.

Më herët, qeveria e Maqedonisë shfuqizoi vendimet e ministrit teknik të MPB-së, Naqe Çulev duke thënë se këto vendime janë në mënyrë të kundërligjshme./Telegrafi/