Telegrafi

Qeveria serbe, 430 mijë euro ndihmë për Preshevën

Pas vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd, tashmë ka nisur të konkretizohet angazhimi i qeverisë serbe, për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Presheva Jonë” shkruan se kryetari i Trupit Koordinues i qeverisë serbe për Luginën, Zoran Stankoviç, po qëndron në Bujanoc, për të diskutuar zhvillimin për punësim dhe nevojat e ndihmave dedikuar ndërmarrjeve të vogla dhe mesme në Luginën e Preshevës.

Pavarësisht nga buxheti i planifikuar, qeveria serbe ka ndarë sot 51 milionë dinarë ose 430 mijë euro për 21 kompani në tri komuna, ka njoftuar Stankovic.

Në këtë eveniment kanë qenë të pranishëm edhe tre kryetarët e Komunave të Luginës (Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës).

“Me këtë program, qeveria e Republikës së Serbisë përmes Trupit Koordinues, tenton të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të komunës, për sipërmarrjen në këtë fushë, për ta bërë më konkurruese..”, ka thënë Zoran Stankoviç, i cili vuri në dukje se konkurrenca ka për qëllim të inkurajojë përfaqësuesit e biznesit të vogël dhe të mesëm në Luginë. /Shekulli/Telegrafi/