Site icon Telegrafi

Qeveria s’do të kursejë për stadiumin e Mitrovicës

Gjatë vizitës që i bëri punëve në këtë stadium, shefi i qeverisë ka thënë së shpreson se punët do të nxjerr një stadium bashkëkohor, i cili është në përputhje me standardet e kërkuara të FIFA-së dhe UEFA-së.

“Besoj se gjithçka do të shkoj sipas planit dhe pranvera e këtij viti do ta gjej stadiumin këtu në Mitrovicë të rregulluar, sipas standardeve më të mira të mundshme".

"Qeveria e Kosovës nuk do të kursej që të rregullojmë dhe të kemi përgatitjet e duhura, të kemi stadium modern por edhe ekip të futbollit i cili do të na nderon me përfaqësimin në garat ndërkombëtare”, deklaroi kryeministri Hashim Thaçi.

Sipas një komunikate për shty nga zyra e kryeministrit, thuhet se tani është duke u përfunduar së punuari me tribunat e reja.
Po ashtu, thuhet se do të investohet edhe në shtegun e Atletikës, në rregullimin e fushës, por edhe në ndriçim.

Qeveria e Kosovës tani është duke investuar në renovimin e plotë të këtij stadiumi, “për t’u përgatitur për ndeshjet miqësore që do t’i ketë reprezentacioni i futbollit të Republikës së Kosovës, në të ardhmen e afërt”, thuhet në këtë njoftim. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version