Telegrafi

Qeveria ruse nuk planifikon devalvimin e rubles

Para disa ditëve u paraqitën thënie se autoritetet qeveritare në Rusi mund ta "minojnë" rublën përmes masave plotësese për rregullimin e tregut valutor. Përveç kësaj dëgjohet edhe lajmi se njerëzit shpejt i tërheqin të gjitha paratë nga bankomati dhe i këmbejnë në këmbimore për dollarë dhe për euro.

Përkatësisht me këtë ekspertët presin që deklarata bindëse e Shatalovit, sipas të cilit devalvimi i rublës është i pamundur do t’i qetësojë qytetarët dhe do ta kufizojë oreksin e këmbimoreve, thekson gazeta.

Në fakt nuk konfirmohen të thënat se njerëzit në Rusi i zbrazin bankomatet, ndërsa bankat e kufizojnë tërheqjen e parave. Asgjë e ngjashme nuk ndodh në pesë qytetet më të mëdha të vendit, ku korrespondentët e gazetës bënë verifikime, shtoi "Rosiskaja gazeta".

Rusia ka mundësi që tërësisht të ballafaqohet me të gjitha problemet financiare, konfirmon gazeta ekonomike e Mmoskës. Tashmë ka dy ditë që indekset e bursave shënojnë një dinamikë pozitive në lajmet e mira nga tregjet e jashtme të sektorit financiar, nënvizon gazeta. Këto tendenca do të dominojnë në dy javët e ardhshme, janë të bindur ekspertët, prej të cilëve është kërkuar koment nga gazeta "Rosiskaja gazeta".