Aktorja e njohur, Sarah Jessica Parker, ka reaguar ndaj politikanëve amerikanë, të cilët janë takuar me ambasadorin rus në SHBA gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa menjëherë ka pasuar reagimi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
51-vjeçarja i ka komentuar njoftimet në media se ministri amerikan i Drejtësisë dhe Prokurori i Shtetit, Jeff Sessions (i cili është njeriu të cilit i raportojnë shefat e FBI-së dhe zyrtarët tjerë), është takuar me ambasadorin rus Sergey Ivanovich Kislyak – megjithëse nën betim para Senatit kishte thënë se nuk është takuar me përfaqësuesit rusë gjatë fushatës elektorale.
“A është takuar ambasadori rus me të gjithë, përveç meje”, kishte shkruar Sarah në Instagram.
Ndërkaq, nuk ka vonuar reagimi i Ministrisë së Jashtme ruse: “Sarah, nëse dëshiron aq shumë, mund të të ndihmojmë ta takosh ambasadorin rus”, shkruan në mbishkrimin e një fotografie të publikuar nga MPJ e Rusisë.
Derisa mesazhi zëdhënëses së kësaj ministrie, Maria Zakharova, ishte: “Gjithçka është e mundur Sergey Ivanovich do të ishte i lumtur (po të takohej me ty)”. /Telegrafi/
#Zakharova: If #SarahJessicaParker desperately wants to meet Russian Ambassador to US -anything is possible. Sergey Ivanovich will be happy pic.twitter.com/GhAmnuQBn5
— MFA Russia 🇷🇺 (@mfa_russia) March 3, 2017