Më shumë se 500 mijë persona kanë protestuar në të gjithë Rumaninë, pavarësisht revokimit të një dekreti nga ana e qeverisë, ç’ka ishte edhe zanafilla e zemërimit te rumunëve.
Qeveria e tërhoqi dekretin, i cili do të mbronte shumë politikanë nga ndjekja penale për korrupsion.
Vendimi për shfuqizimin e dekretit u konfirmua në një takim urgjent te qeverise ne Bukuresht, gjatë të dielës.
Por protestuesit mbeten të pakënaqur në lidhje me një version të rishikuar të projekt-ligjit, i cili pritet të shkojë se shpejti në parlament. Shumë po kërkojnë madje që qeveria të japë dorëheqjen.
“Nuk dorëzohemi” dhe “duam dorëheqjen” kanë qenë parullat që janë projektuar mbi zyrën e kryeministrit rumun.
Protestuesit i tremben projekt-ligjit të ri, i cili sipas tyre mund të përmbajë elemente të njëjta të dekretit të shfuqizuar por të paraqitura në një forme tjetër, përcjell tvklan.al.
Demonstrata e se dielës mbrëma në Bukuresht u konsiderua si kulmi i protestës se ditëve të fundit, ndërkohë këto tubime janë më të mëdhatë që nga rënia e komunizmit ne Rumani.
Fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtetuese, e cila pritet të vendosë më vonë gjatë javës mbi ligjshmërinë e dekretit origjinal.
https://www.youtube.com/watch?v=jVyj2ZjeFk4