Site icon Telegrafi

Qeveria: Rritja e BPV-së për 1.2 për qind, tregon se politikat reformuese japin rezultate

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë sipas të cilave bruto prodhimi vendor në tremujorin e fundit vjet është rritur për 1,2 për qind për qeverinë janë tregues se me zbatimin e politikave reformuese, ekonomia në shtet fillon të rritet.

“Me uljen e trashëguar të ekonomisë për 1,3 për qind, Qeveria e Maqedonisë, filloi proces inkluziv për reanimacion në shtet. Në tremujorin e katërt të vitit 2017, BPV-ja në vend është rritur në 1,2 për qind. Kjo rritje e reflekton kthimin e stabilitetit dhe besimit”, thuhet në kumtesën e qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Stabilizimi i ekonomisë dhe përshpejtimi i rritjes së BPV-së në tremujorin e katërt, theksojnë nga qeveria, qartë tregon se politikat ekonomike e përforcojnë ekonominë.

“Në vitin 2018 pritet rritje e ekonomisë prej 3,2 për qind dhe Qeveria e RM-së punon në krijimin e kushteve dhe mundësive për mundësimin e rritjes së tillë dhe intensifikimin e saj në vitet e ardhshme”, theksohet në kumtesë.

Sot ESHS-ja publikoi të dhëna sipas të cilave BPV-ja në tremujorin e fundit të vitit 2017 shënon rritje prej 1,2 për qind./Telegrafi/

Exit mobile version