Telegrafi

Qeveria rritë bashkëpunimin me sindikatat

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti të shtunën një delegacion të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

“Ne diskutuam si partnerë për të ardhmen dhe implementimin e prioriteteve edhe të Qeverisë edhe sindikatave, por edhe që janë edhe halle edhe shqetësime edhe të punëtorisë kosovare. Ne do të vazhdojmë me punë të përbashkët në të ardhmen edhe në nivel ministror. Jemi dakorduar që të formohet grupi punues për thellimin e dialogut social në mes Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatave të Pavarura të Kosovës”, theksoi kryeministri Hashim Thaçi. 

Nga ana e tij, kryetari i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi pas takimit me kryeministrin Thaçi tha se Sindikatat janë për dialog.

Sipas tij me një bashkëpunim dhe një koordinim të punëve edhe të formimit të këtyre grupeve punuese si dhe funksionimi i këshillit ekonomiko social trepalësh qeveri – BSPK – Oda Ekonomike dhe partneriteti në këtë drejtim do të avancon çështjen dhe do të avancon problemet me të cilat jemi duke u përballë ne si bashkimi i sindikatave gjegjësisht edhe si Qeveri./telegrafi/