Sipas gazetës ” Koha Ditore” pagat e arsimtarëve do të rriten për 20 euro. Por para se të marrin këtë rritje të pagave,mësimdhënësit së pari duhet të licencohen.
Kjo është hera e dytë që pagat e arsimtarëve rriten për 20 euro shkruan kjo gazetë duke potencuar se kryeministri Hashim Thaçi gjatë fushatës elektorale kishte premtuar një rritje deri në 100 për qind gjatë një tubimi elektoral në rajonin e Dukagjinit.