Telegrafi

Qeveria ridestinoi 109 milion euro për përmirësim të jetës së qytetarëve

Vetëm pak ditë pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar përpiloi një dokument për Kosovën, përmes së cilit drejton kritika të shumta për mënyrën e menaxhimit të parave nga ana e qeverisë kosovare, ekzekutivi vendosi sot që të ridestinoi 109 milion euro nga kursimet në fusha me rëndësi jetike për vendin tonë.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi, tha se ky rishikim i buxhetit është i brendshëm i cili nuk i lëviz kufijtë e përgjithshëm fillestar dhe nuk ndikon në bilancin e përgjithshëm bankar.

Sipas tij, ky rishikim i buxhetit ka për bazë kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe është dokument kryesor dhe udhërrëfyes për politikat e Qeverisë në tri vitet e ardhshme. Këto kursime vijnë nga vendimi i Qeverisë për të zvogëluar kredin fillestare të KEK – ut nga ridestinimi i mjeteve të parapara për shlyerjen e borxhit të jshtëm si dhe nga të hyrat vetanake të komunave, deklaroi kryeministri, Hashim Thaçi.