Site icon Telegrafi

Qeveria: Qytetarët, partitë dhe institucionet realizuan zgjedhje demokratike

Qeveria e Maqedonisë përmes një njoftimi për media ka uruar qytetarët, subjektet politike dhe institucionet në vend, për realizimin e zgjedhjeve lokale fer dhe demokratike.

Nga qeveria thonë se qytetarët, partitë politike dhe institucionet treguan se kanë kapacitet të lartë demokratik të organizojnë zgjedhjet korrekte dhe fer, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët e Maqedonisë shënuan edhe një fitore për demokracinë. Lirshëm, mbi bazën e bindjes politike dhe vullnetit personal dolën në votime për zgjedhjet lokale 2017 dhe realizuan të drejtën e tyre të garantuar me Kushtetutë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ata shtojnë se njëkohësisht gjithë institucionet përgjegjëse për realizimin e zgjedhjeve, ishin në nivel të detyrës dhe realizuan aktivitete të shumta për mbajtjen e zgjedhjeve./Telegrafi/

Exit mobile version