Qeveria e Maqedonisë përmes një komunikate për media informon se po punon për reforma në lidhje me sistemin e sigurisë, duke përfshirë edhe Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe ligjin për ndjekjen e komunikimit.
Në njoftimin e qeverisë thuhet se propozimet e vendimeve ligjore të grupit të punës janë bërë në pajtim me rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare dhe ekspertëve vendor, janë në fazën përfundimtare dhe së shpejti do të publikohen, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kjo është edhe në prioritetet e “Planit 3-6-9″ edhe atë në këtë periudhë të planit. Në përgatitije të këtyre ndryshimeve Qeveria e Maqedonisë udhëhiqet nga ideja që reformat në këtë fushë të jenë transparente, themelore dhe gjithëpërfshirëse dhe të jetë nën kontroll të plotë të institucioneve”, thonë nga qeveria.
Ndryshe, ky mendim i qeverisë është sjellur me kërkesë të Gjykatës Kushtetuese që qeveria të jep mendim në lidhje me nenin 145 që ka të bëjë me ndjekjen e komunikimit./Telegrafi/