Deri në tre muaj mbyllje do të jetë ndëshkimi për bizneset që nuk respektojnë masat e reja anti-COVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media gjatë prezantimit të këtyre masave.
“Nuk do të ketë tolerime, ndëshkimet do të jenë të ashpra, të gjitha ato biznese që nuk respektojnë masat e reja do të ndëshkohen me mbyllje të biznesit deri në tre muaj”, tha Hoti.
Të gjitha ato bizneset ku komunat janë të identifikuara me rrezik do të ulët, do t’iu lejohen të punojnë nga ora 05:00-20:00, ku më pas do të lejohen shërbimet “Take Away”, apo “Merre me vete” dhe porositë me dërgesë.
Në komunat që janë identifikuar me rrezik të mesëm, bizneset do të lejohen të punojnë nga ora 05:00-18:00 dhe më pas do të lejohen shërbimet “Take Away”, apo “Merre me vete” dhe porositë me dërgesë.
Kurse, komunat me rrezik të lartë të infektimit, bizneseve do t’iu lejohet të punojnë nga ora 05:00-19:00 dhe pas kësaj mbyllen tërësisht dhe do të kufizohet e lëvizja.
Këto masa, do të shkojnë në Qeveri për miratim, nëse votohen atëherë pritet të hyjnë në fuqi nga dita e premte. /Telegrafi/