Telegrafi

Qeveria “pro” ndryshimit të kalendarit për festat

Qeveria shprehet e hapur dhe e gatshme për të filluar debat për ndryshimet e mundshme në kalendarin e festave. Nga atje thonë se janë në koordinim të përhershëm me qytetarët, organizatat e qytetarëve, komunitetin e biznesit dhe palëve të tjera të prekura, për të gjitha çështjet e hapura në vend.

“Nëse në opinion ka një mendim se nevojiten ndryshime në kalendarin e ditëve të jo-punës dhe të festave në vend, në këtë rast Qeveria është e përgatitur që përmes një debati të gjerë publik, të precizohen ndryshimet eventuale”, thonë nga qeveria.

Sipas Ligjit për festat gjithsej në vitin 2017 shënohen 27 festa. Gjatë këtij viti për gjithë qytetarët e Maqedonisë gjithsej janë 11 ditë jopune kurse ka më shumë fundjava të zgjatura se në vitin 2016.

Maqedonia është ndër vendet e rralla në rajon dhe më gjerë që brenda një viti ka një numër kaq të madh të ditëve jo-pune dhe të festave.