Telegrafi

Qeveria pret 43 milion euro nga falja e 15 milion euro

Këto të dhëna janë prezantuar në të përditshmen Koha Ditore, sipas të cilës për faljen e gjobave dhe ndëshkimeve për vonesa, Administratën Tatimore të Kosovës, e kanë kontaktuar 8.300 biznese, ndërsa llogaritë e tyre në tërësi I kanë paguar 766 biznese.

Ndërkohë edhe 2.514 biznese të tjera kanë hyrë në marrëveshje me Administratën Tatimore të Kosovës, për të paguar tatimin bazë me këste.

Kjo e përditshme citon drejtorin e ATK-së Naim Fetahun, i cili ka deklaruar se deri më tani si rezultat I pezullimit të ndëshkimeve dhe gjobave, janë arkëtuar gati rreth 11 milion euro.

Borxhet totale të bizneseve ndaj ATK-së janë 240 milion euro, duke përfshirë dhe ndëshkimet dhe borxhet si dhe tatimet e papaguara nga ana e ndërmarrjeve shoqërore.