Telegrafi

Qeveria portugeze përgatit “tronditjen fiskale”

Revista ekonomike portugeze “Jornal de Negocios” e përshkroi këtë veprim si “tronditje fiskale”, që vjen një ditë pas që Spanja bëri publik shkurtimet e mëdhave në sektorin publik dhe reduktimet buxhetore për të njëjtën arsye, raporton AFP.

Portugalia dhe Spanja, sikur Greqia, po përpiqen të stabilizojnë deficitin buxhetor që ka prekur besimin e tregut dhe ka rritur kostot e huamarrjes, duke ngjallur frikën për falimentim.

Qeveria socialiste e kryeministrit Jose Socrates pritet të njoftojë masat e reja pas takimit të kabinetit që do të zhvillohet sot.