Site icon Telegrafi

Qeveria: Policia obligohet ta zbatojë vendimin e MPJ-së rreth kërkesës së Vuçiqit për vizitë te liqeni i Ujmanit

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq pritet që nesër të qëndrojë për vizitë në veri të Kosovës.

Përderisa Vuçiq është duke insistuar që ta vizitojë edhe liqenin e Ujmanit, i cili ndodhet në pjesën veriore, Ministria e Punëve të Jashtme ia ka refuzuar kërkesën për ta vizituar këtë vend.

Nga zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj kanë thënë se Policia e Kosovës është  e obliguar që ta implemetojë vendimin e MPJ-së rreth kërkesës së Vuçiqit për ta vizituar Ujmanin.

Lexo po ashtu Policia e Kosovës nuk do ta lejojë Vuçiqin në liqenin e Ujmanit

“MPJ i ka refuzuar kërkesën për vizitë në liqenin e Ujmanit. Policia e Kosovës obligohet ligjërisht të implementojë këtë vendim”, ka thënë për Telegrafin, Avni Arifi shef i kabinetit të kryeministrit.

Ndërkaq, edhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të ndërmarrë të gjitha masat të cilat janë paraparë. /Telegrafi/

Exit mobile version