Site icon Telegrafi

Qeveria po ndjek me vëmendje debatin për planin për luftën kundër lajmeve të rrejshme

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me përkushtim dhe vëmendje, po ndjek debatin që zhvillohet pas shpalljes së përgatitjes për Planin për veprim vendimtar kundër përhapjes së dezinformimit, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Siç thonë nga atje, debati konstruktiv vetëm konfirmon se sa e rëndësishme dhe esenciale është nevoja për përgatitjen e një iniciative të tillë gjithëpërfshirëse, e cila do të përfshijë detyrimisht të gjithë aktorët dhe të gjithë mediat, organizatat, gazetarët dhe qytetarët të cilët janë kundër të ashtuquajturës lajm i rrejshëm që kërcënon demokracinë.

“Debati vetë, me gjithë intensitetin e tij, është hapi i parë që nxiti shpalljen. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut edhe një herë deklaron se nëpërmjet rolit të saj të palëve të interesit që iniciojnë diskutimin, do të ofrojë hapësirë të gjerë për debatin publik, përfshirjen e të gjitha të prekurve dhe vendimmarrjes nëpërmjet mirëkuptimit të ndërsjellë dhe marrëveshjes”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Exit mobile version